B2B

Qëllimi jonë si kompani është që t'a fitojmë besimin tuaj duke arritur të bashkëpunojmë me ju për qëllime të përbashkëta. Besimin tuaj e arrijmë me punë të palodhshme dhe ajo është cfarë bëjmë ne. Sistemi i ynë i bashkëpunimit daton për një kohë të gjatë, kjo tregon edhe me partnerët me të cilët bashkëpunojmë. Viva Fresh Store, Meduplast, Interex, Infinitbit janë vetëm disa nga partnerët e shumtë me të cilët punojmë vazhdimisht dhe kanë treguar interesim për bashkëpunim.
Ne mendojmë për qëllime afatgjate, ne mendojë që të krijojmë lidhje të forta me ju, sepse ne jemi partneri i juaj ideal.

I nderuari partner,
Duke u bazuar në bashkpunimin tonë të theksuar ndër vite, po u’a adresoj këtë letër me qëllim të një lehtësimi në bashkpunim biznesi me juve. Kompania Sharm-Pack, operon qysh nga viti 1995 me prodhimin e produkteve të ndryshme për higjienën ushqimore. Produktet e para të prodhimit sharm, perfshijnë prodhimin e folieve të aluminit dhe folieve të cellofonit, të cilat janë hedhur në treg në rajone të ndryshme të Kosovës. Në vitin 2018, kompania Sharm me investimet e reja dhe hapsirat e reja të ndërtuara, rriti kapacitetin edhe për tregun ndërkombëtar, i cili ndër të tjerash është edhe një ndër synimet kryesore të kompanisë tonë.

Sharm-Pack është një përkrahës i madh i teknologjisë së re dhe formave të reja të biznesit që paraqiten në treg. Një ndër to është edhe biznesi B2B, dhe private label, të cilat forma Sharm-Pack i praktikon tash një vitë me partnerët tanë të biznesit. Operimin e parë të këtyre formave të reja të biznesit, Sharm-Pack e nisi me prodhimin e dy produkteve për dy nga firmat më të mëdha në vend. Foliet Deluxe, të cilat prodhohen dhe shiten ekskluzivisht vetëm për Viva Fresh Store, dhe foliet Top Budget, të cilat prodhohen dhe shiten vetëm për firmën Proex/Interex.

Ky bashkpunim është një dëshmi e një bashkpunimi të suksesshëm të formës së biznesit private label, dhe pikërisht është ky sukses që na shtyn ta avancojm biznesin tonë me këtë lloj biznesi edhe për firmat tjera partnere.
Sharm-Pack, tashmë ka qenë i kyqur përpos në Kosovë, edhe në tregun e Ballkanit me produktet e folieve. Sidoqoft, synimet tona rriten edhe për tregun ndërkombëtar me rritjen e kapaciteve prodhuese dhe hapsirave të reja të ndërtuara. Sharm-Pack është në një pozitë shumë të përshtatshme dhe stabile për bashkpunim me partnerët e saj përmes formës private-label, andaj, edhe ju bëjmë thirrje bashkpuntorëve tanë për një partneriteti edhe më të ngusht përmes kësaj forme.

I jam mirënjohës përkrahjes tuaj deri më sot, ndërkohë, jam i hapur ndaj kërkesave dhe pyetjeve tuaja!

Me respekt,
Memli Dushi,
Drejtor Gjeneral

 Kontakti